
Cristiano Ronaldo duket i destinuar të mbetet bardhezi, por larg Juventusit dhe Serie A. Për portugezin projektohet rikthimi në Premier League, pas më tepër se një dekade.
CR7 është ylli nga i cili sheikët arabë, që do të marrin pronësinë e Newcastle, do të nisin projektin e tyre. Madje, përflitet edhe për një pakt sekret ndërmjet palëve. Kjo për faktin se Cristiano Ronaldo është nën kontratë me Juventusin deri në vitin 2022. Te Newcastle kanë gati kontratën 2-vjeçare për sulmuesin, me shifra faraonike, si edhe me opsion për t’u larguar menjëherë pas një sezoni.
Në vijim nuk përjashtohen surpriza, edhe pse me “qymyrxhinjtë”, portugezi do të humbiste një edicion nga Champions League. (A2 Televizion)