Arsenal “shkurorëzon” City-n, finalistja e parë e Kupës së Anglisë

Nga A2 CNN
18 Korrik 2020, 22:43 | Futboll

Arsenal zhvilloi një ndeshje të jashtëzakonshme duke mundur 2-0 Manchester City-n për të arritur finalen e Kupës së Anglisë. Dy gola nga Pierre-Emerick Aubameyang, nga një në secilën pjesë, i dhanë skuadrës londineze biletën për në finale dhe mundësinë për të fituar një trofe këtë sezon.

City, fituese e Kupës në fuqi, mbetet në garë vetëm për Champions League, pasi i dorëzoi titullin Liverpool-it javë më parë. Skuadra e Pep Guardiola-s nuk arriti të shënonte pavarësisht përpjekjeve dhe u dorëzua përballë freskisë së londinezëve të drejtuar nga ish-ndihmësi i tij te City, Mikel Arteta.

Arsenal pret të mësojë të dielën kundërshtarin me të cilin do të përballet në finale, që do të jetë fituesi i sfidës Manchester United-Chelsea. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos