Koronavirusi shtyn dhe karnavalet e Rios

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 11:00 | Showbiz
Koronavirusi shtyn dhe karnavalet e Rios

Përveç problemeve shëndetësore dhe ekonomike, koronavirusi vijon të godasë rëndë dhe jetën sociale dhe kulturore.

Duke qenë se respektimi i protokolleve të sigurisë është mjaft i vështirë në evenimente të mëdha që tërheqin shumë njerëz, shumë koncerte apo rite të përvitshme janë anuluar.

Kësaj radhe i takon organizatorëve të karnavaleve të Rio-s të shtyjnë për një afat të pacaktuar një nga evenimenteve më të ndjekura në botë, i cili zakonisht mbahet në muajin shkurt.

Shkollat e sambas ishin lajmëruar më herët se do të ishte shumë i vështirë organizimi i paradës shumëngjyrëshe pa daljen e vaksinës.

Brazili është një nga vendet më të prekura nga koronavirusi në botë. Që nga nisja e pandemisë mbi 4.5 milionë persona janë infektuar, ndërsa 138 mijë prej tyre kanë humbur jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos