Koronavirusi shtyn edhe gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, Juventus-Milan

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 21:52 | Futboll
Koronavirusi shtyn edhe gjysmëfinalen e Kupës së Italisë,

Ndeshja mes Juventusit dhe Milanit, e planifikuar të luhej mbrëmjen e së mërkurës në “Allianz Stadium”, e vlefshme për gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë, është shtyrë për shkak të rrezikut nga koronavirusi.

Vendimi u mor pas një takimi të autoriteteve lokale dhe përfaqësuesve të klubit të Juventusit mbrëmjen e së martës, ndërsa nuk ka një datë se kur kjo ndeshje do të luhet.

Ndeshja ishte planifikuar të luhej me tifozë, me përjashtim të atyre që vinin nga zonat e prekura nga koronavirusi, por më pas u vendos që takimi të shtyhej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos