Barcelona nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për të marrë sulmuesin e Interit Lautaro Martinez. Sipas “Diario Sport”, një media katalanase me burime pranë klubit, drejtuesit po mendojnë t’i ofrojnë Interit 70 milion euro për lojtarin dhe dy lojtarë: Arturo Vidal dhe Nelson Semedo.
“Balugrana”-t interesohen prej kohësh për 22-vjeçarin, i cili që prej largimit të Icardi-t dhe formimit të dyshes së sulmit me Lukaku-n, ka rritur ndjeshëm nivelin. Ai shihet si njeriu i duhur që mund të zëvendësojë Luis Suarez, tashmë 33 vjeç.

Argjentinasi ka shënuar deri tani, 16 gola në 30 ndeshje me “zikaltrit” në të gjitha kompeticionet, ndërsa 5 gola i ka realizuar në 6 ndeshje në Champions League. Kontrata e tij me Interin përfundon në vitin 2023, por disa burime kanë bërë të ditur se ai ka një klauzolë prej diçka më shumë se 100 milionë euro, që hyn në fuqi për vetëm dy javë në korrik, nga e cila Barcelona mund të përfitojë. (A2 Televizion)