
Juventus-Milan, ndeshja e kthimit e Kupës së Italisë, do të luhet sikurse është caktuar, këtë të mërkurë.
Mundësia e luajtjes së kësaj ndeshjeje pa tifozë është përjashtur, por do të ketë filtrim të tyre.
Sfidën në “Allianz Stadium” nuk mund ta ndjekin personat që vijnë nga zonat më të prekura me koronavirus si Lombardia, Veneto, Emilia Romanja apo provincat e Pezaros, Urbinos apo Savonës. (A2 Televizion)