Koronavirusi shtyn instalimin e teknologjisë 5G në Evropë nga Huawei

Nga A2 CNN
21 Prill 2020, 16:54 | Teknologji
Koronavirusi shtyn instalimin e teknologjisë 5G në Evropë nga

Të ardhurat e kompanisë kineze të telekomunikacionit, Huawei, kanë pësuar një goditje të fortë në tre muajt e parë të vitit, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Në tremujorin e parë, kompania me seli kryesore në Shenzhen raportoi 25,7 miliardë dollarë xhiro, vetëm 1,4% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Kjo ka bërë që ngritja dhe vënia në funksion të plotë të rrjetit 5G në Evropë. Në Kinë, puna për rrjetin super të shpejtë vazhdon rregullisht, por në Evropë do të ketë ngadalësim. “Nuk e dimë për sa kohë do të zgjasë kjo”, tha zëdhënësja e Huawei, Evita Cao.

Rrjeti 5G është vënë në qendër të vëmendjes këto kohë, për shkak të lidhjeve të supozuara mes tij dhe Covid-19. Zyrtarë të ndryshëm në Britaninë e Madhe, për shembull, kanë deklaruar se sulmet e ditëve të fundit ndaj kullave të antenave telefonike janë motivuar nga teoritë konspirative.

Deri tani nuk ka asnjë provë që të mbështesë teorinë që rrjeti 5G shkakton Covid-19 ose ndihmon në përhapjen e koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos