Vidhen të dhënat e gjysmë milioni përdoruesish të Zoom

Nga A2 CNN
15 Prill 2020, 18:39 | Teknologji
Vidhen të dhënat e gjysmë milioni përdoruesish të Zoom

Të dhënat e më shumë se 500 000 përdoruesve të Zoom janë vjedhur dhe shitur në atë që quhet “uebi i errët”.

Sipas “BleepingComputer”, kompania e sigurisë kibernetike Cyble vuri re një fluks llogarish Zoom-i që ishin vendosur në shitje në një forum hakerësh në 1 prill. Të dhënat që mund të bliheshin për 0,002 dollarë përfshinin URL mbledhjesh, adresa e-mail dhe fjalëkalime.

Një zëdhënës i Zoom tha për “Daily Mail”: “Është e zakonshme për shërbimet e internetit që i shërbejnë klientëve që të sulmohen kështu. Ne kemi nisur hetimin, po kyçim llogaritë e kompromentuara, po i kërkojmë përdoruesve që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/04/08/aplikacioni-zoom-me-probleme-sigurie-u-perdor-edhe-ne-mbledhjen-e-keshillit-te-sigurise-kombetare/

A2 CNN Livestream

Latest Videos