
Ministria e Financave vazhdon të mos japë shpjegime mbi pronat dhe projektet që do të zhvillojë Korporata e Investimeve, drafti i së cilës u miratua sot nen për nen mes debatesh në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë.
Deputetja Edlira Hyseni tha: “Unë nuk e kam kuptuar mirë kush është fokusi real i korporatës dhe kush janë pronat konkrete që mund të zhvillojë”.
“Do
të trajtohet më vonë edhe VKM-ja që do të nxirret për këtë qëllim. Do të dalë
dhe lista që do të kalojë në përdorim të korporatës”, shpjegoi Elton Haxhi,
zv/ministër i Financave dhe Ekonomisë.
Aktualisht, aksioneri kryesor i Korporatës
është shteti me një kapital fillestar prej 3 milionë euro, por kryetari i
Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, nuk përjashtoi mundësinë që në të
ardhmen t’i bashkohen edhe aksionerë të tjerë.
Me ndryshimet e reja, projektligji parashikon
që menaxhimi dhe zhvillimi i pronave shtetërore do të bazohet mbi një studim
fizibiliteti dhe një projekt të plotë me financim ose bashkëfinancim. (A2 Televizion)