“Korrupsioni dhe droga”, Holanda: Shqipëria nuk është gati për BE

Nga A2 CNN
4 Tetor 2019, 19:40 | Politikë
“Korrupsioni dhe droga”, Holanda: Shqipëria nuk është

Holanda kritikon sërish Shqipërinë. Ministri i Jashtëm, Stef Blok, pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, përsëriti skepticizmin për çeljen e negociatave të anëtarësimit nga Bashkimi Europian me vendin tonë.

Sipas asaj që raporton media e njohur holandeze, “The Telegraaf”, Blok është shprehur se Shqipëria nuk është ende gati për anëtarësimin në BE.  “Shqipëria duhet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm, veçanërisht në luftimin e korrupsionit dhe përmirësimin e sundimit të ligjit”, deklaron Blok.

https://a2news.com/2019/10/03/lideret-e-be-leter-vendeve-anetare-te-hapen-negociatat-per-shqiperine/

“The Telegraaf” risjell në vëmendje aprovimin e një rezolute nga parlamenti i Holandës në qershor, me anë të së cilës shprehej kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. E ndërsa për Maqedoninë e Veriut, qeveria e Amsterdamit nuk sheh asnjë pengesë, për vendin tonë mbetet problem kryesor niveli i lartë i korrupsionit dhe trafiku i drogës.

https://a2news.com/2019/10/02/negociatat-schulz-europa-te-mbaje-premtimin/

Media holandeze thekson se Ministrat e Jashtëm të BE-së do t’i diskutojnë këto probleme gjatë samitit të Unionit që mbahet më 17 dhe 18 tetor. Gjithashtu, citon media të tjera britanike, si “The Guardian” apo “The Indipendent” që e kanë pagëzuar Shqipërinë si “Kolumbia e Europës” për shkak të trafikut të drogës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos