
Një recetë me 7 përbërës. Lufta kundër korrupsionit e ka një formulë. Në Konferencën Kombëtare Antikorrupsion, ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, renditi disa nga ndërhyrjet e qeverisë aktuale në këtë luftë të vazhdueshme në administratën tatimore.
Fiskalizimi dhe digjitalizimi i shërbimeve janë disa nga masat që po ndihmojnë si një barrierë ndaj informalitetit dhe evazionit. Por, sipas saj, ngërçi mbetet te kultura e përgjithshme e individëve.
Një iniciativë tjetër, sipas ministres, do të jetë ngritja e një sistemi të digjitalizuar për taksat vendore, që do të reduktojë hapësirën për abuzim.
Në luftën antikorrupsion, qeveria kërkon bashkëpunim me sektorin privat dhe individët që kjo dukuri të eleminohet nga të gjithë kapilarët që furnizojnë ekonominë. (A2 Televizion)