Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

Nga A2 CNN
1 Mars 2022, 16:12 | Bota
Kosova do të strehojë 20 gazetarë ukrainas

Kosova ka në plan të strehojë për një periudhë deri në 6 muaj, 20 gazetarë ukrainas që janë detyruar të lënë vendin e tyre pas pushtimit nga Rusia, raporton Reuters, bazuar në një dokument qeveritar.

Ukraina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ka vendosur aty rreth 40 ushtarë që shërbejnë me trupat paqeruajtëse të KFOR-it, nën drejtimin e NATO-s.

Dokumenti thotë se prioritet do t’i jepet gazetareve femra që do të zgjidhen nga Federata Europiane e Gazetarëve dhe Qendre Europian për Lirinë e Medias.

Qeveria do të alokojë fillimisht 150 mijë euro për të shpenzuar për kostot e jetesës, pagat dhe zyrat e gazetarëve për një periudhë 6-mujore, në mënyrë që ata të punojnë nga Kosova. Nuk ka ende njoftim se kur do të mbërrijnë gazetarët në Kosovë.

Gushtin e kaluar, Kosova ra gjithashtu dakord për të strehuar përkohësisht 2000 afganë që kërkonin të pajiseshin me viza amerikane. Shumica prej tyre janë larguar tashmë ndërsa të tjerë po presin të marrin vizën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos