Kosova ndalon priftin serb

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2022, 09:06 | Kosova
Kosova ndalon priftin serb

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, patriarku Porfirije nuk u lejua të hynte në Kosovë. Porfirije kishte planifikuar një vizitë 3-ditore në Kosovë, por Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës tregoi se ajo kërkesë mund të aprovohej vetëm me një kusht.

Pas shqyrtimit të kërkesës, ministria  është përgjigjur se vizita e Porfirjes, do të mund të aprovohet vetëm pasi Kisha Ortodokse Serbe të ketë dënuar, respektivisht të jetë distancuar nga veprimet e pjesëtarëve të shërbimit të kundërzbulimit serb, të cilët, duke hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës, janë duke i dhënë përkrahje të hapur grupeve kriminale në veri të Republikës së Kosovës, të cilat janë përgjegjëse për barrikadat e vendosura atje”, thuhet në një njoftim për mediat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos