Kosova ndërron rregullat, shqiptarët me një dozë kthehen mbrapsht

Nga A2 CNN
14 Tetor 2021, 12:35 | Aktualitet
Kosova ndërron rregullat, shqiptarët me një dozë kthehen

Dhjetëra qytetarë të Shqipërisë janë kthyer mbrapsht nga pala kosovare, për shkak se kishin marrë vetëm një dozë vaksine e ishin në pritje të dozës së dytë.

Prej sot, qeveria e Kosovës ka ndryshuar regjimin e masave anticovid në kufi, duke lejuar hyrjen e shtetasve të huaj, përfshirë dhe ato të Kosovës dhe Shqipërisë, në territorin e saj vetëm nëse kanë marrë dozat e plota të vaksinës ose janë të pajisur me testet PCR.

Vendimi është marrë në mbledhjen e së mërkurës të qeverisë së Kosovës, ndërsa qytetarët  e Shqipërisë nuk deklarojnë se nuk kanë pasur dijeni për këtë ndryshim masash. E njëjta procedurë ndiqet edhe nga ana e Shqipërisë. Gjithsesi, tashmë lëvizja në të dyja anët e kufirit me mungesë dokumentacioni duket se është frenuar, dhe qytetarët nuk marrin ndonjë iniciativë të tillë, përtej rasteve të punës apo shëndetësore”.

Me përfundimin e sezonit turistik, ka rënë edhe fluksi i lëvizjeve totale në dy anët e kufirit Shqipëri-Kosovë, ku  mesatarja javore e lëvizjes shkon deri në 400 automjete me rreth 3000 qytetarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos