Kosovë, 16-vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Nga A2 CNN
11 Mars 2021, 12:31 | Kosova
Kosovë, 16-vjeçari humb jetën nga koronavirusi

Një 16-vjeçar në Kosovë ka humbur jetën pas ndërlikimeve nga koronavirusi, duke u bërë personi me moshën më të re që ndërron jetë nga Covid-19 në vend.

Adoleshenti po kurohej prej 10 ditësh në Klinikën Infektive të Gjilanit, konfirmoi për “KosovaPress”, drejtori i Spitalit Rajonal të Gjilanit, Nisret Hajrullahu. Ai tha se gjendja e djalit ka qenë e rëndë që prej fillimit të kurimit atje dhe ka pasur edhe sëmundje bashkëshoqëruese.

Që prej nisjes së pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 1674 persona, ndërsa janë regjistruar 74 748 raste. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos