
Trupa të Forcës së Sigurisë së Kosovës nisen drejt Kuvajtit, në të parën pjesëmarrje të ushtrisë së Kosovës në një mision paqeruajtës ndërkombëtar. Në ceremoninë e mbajtur mbajt në kazermat e FSK në Prishtinë, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, tha se misioni ishte mundësuar falë partneritetit me Shtetet e Bashkuara.
“Njëzet e dy vjet më parë ishte vështirë e imagjinueshme që ushtarët tanë do të ishin pjesë e ndonjë misioni paqeruajtës në botë. Sot kjo gjë po bëhet realitet sepse ne e bëmë lirinë dhe e ndërtuam paqen bashkë edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë. Tashmë erdhi koha që t’ua kthejmë një pjesë të kontributit të tyre duke u bërë partner në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes. Nga një vend që dikur importuam trupa paqeruajtëse sot po transformohemi gradualisht në një vend që po eksporton trupa paqeruajtëse”.
Presidentja Osmani tha se paqja ishte misioni i Kosovës dhe se vendi do të qëndronte krah miqve ndërkombëtar. Ministrinë detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni, tha se ngjarja shënon një moment të veçantë për Kosovën, e cila po rreshtohet në mesin e ushtrive dhe partnerëve të saj strategjik.
Trupat nga Kosova u dërguan ne Kuvajt me kërkesë të Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane dhe do të veprojnë nën komandën e Gardës Kombëtare të Ajouas. (A2 Televizion)