
Jo vetëm Ghoulam, por edhe Koulibaly, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus te skuadra e Napolit. Pas kthimit të Fabian Ruiz, situata te Napoli po dukej se po i rikthehej normalitetit, por sërish nuk ka qetësi për Gattuson.
Mbrojtësi nga Senegali rezultoi pozitiv pas testeve të kryera këtë mëngjes. Ai është asimptomatik dhe është vendosur në izolim.
Këto dy mungesa janë mjaft të rëndësishme për skuadrën, e cila pas Genoa-s, do të ndeshet me Atalanta-n në Kupën e Italisë dhe menjëherë më pas ndaj Juventusit për kampionat. (A2 Televizion)