Po shëtiste me qentë e tij, Igli Tare sulmohet nga një pitbull

Nga A2 CNN
5 Shkurt 2021, 12:36 | Futboll
Po shëtiste me qentë e tij, Igli Tare sulmohet nga një pitbull

Igli Tare, ish-kapiteni i kombëtares sonë dhe drejtor sportiv i Lazios, është sulmuar nga një pitbull, në kohën që po shëtiste me qentë e tij. Ngjarja ndodhi dje në Olgiata, aty ku Tare jeton prej kohësh me familjen e tij.

Sipas njoftimit të policisë italiane, pitbulli ka kapërcyer rrethimin e banesës së pronarit të tij dhe ka sulmuar Taren, i cili ka pësuar disa lëndime.

“Corriere dello Sport” bën me dije gjithashtu se një nga qentë e tij ka ngordhur nga përleshja me pitbullin, ndërsa tjetri është plagosur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos