
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka lënë në fuqi vendimin e KPK për shkarkimin nga detyra të prokurorit Ramadan Troci.
Sipas KPK, Troci nuk justifikonte pasurinë, kishte fshehur të ardhurat, kishte dhënë deklarim të rremë dhe profesionalisht u gjet me shkelje të çështjes.
Troci ishte prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme dhe kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Ai mbahet mend si Prokurori që firmosi urdhrin për arrestimin e ish-guvernatorit Ardian Fullani dhe për ish-kryebashkiakun e Vlorës Shpëtim Gjika. (A2 Televizion)