
Një vatër zjarri është regjistruar pasditen e së shtunës në zonën e Mjekësit në Elbasan.
Vatra e zjarrit ishte shumë pranë Uzinës së Mjekësit, por ndërhyrja në kohë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur lokalizimin e flakëve dhe shuarjen e tyre.
Zjarri dogji një sipërfaqe të vogël me shkurre dhe nuk u shënuan dëme të tjera, ndërkohë që kanë nisur hetimet për zbulimin e shkaqeve të tij. (A2 Televizion)