Formula e propozuar për zgjedhjen e anëtarëve të KQZ që ka propozuar sot opozita është e njëjta formulë e përzgjedhjes që është përdorur për organet e reja të sistemit të drejtësisë. Konkretisht, formula parashikon tri faza.
Fillimisht, kontrollin e kritereve formale nga një institucion i pavarur kushtetues, si Avokati i Popullit.
Më pas, zgjedhja nga një komision përzgjedhës i kandidatëve, me përbërje të balancuar, që do të thotë 3 mazhoranca dhe 2 opozita, dhe së fundmi, votimi i listës në bllok nga Kuvendi.
Sipas opozitës, PD ka pranuar formulën e re të kompozimit të KQZ-së, por duke ruajtur garancitë aktuale mbi balancimin e KQZ-së, kohëzgjatjen e mandateve të anëtarëve dhe mbi shumicën e konsensusale për vendimmarrjet e rëndësishme. (A2 Televizion)