
Është nobelisti më i përfolur në trojet shqiptare kohët e fundit, Peter Handke, një penë e jashtëzakonshme vlerësuar nga Akademia Suedeze. Me një nga përkthimet më të fundit të veprës së tij, kështu ka nisur prezantimi i veprave të shtëpisë botuese dituria në kalanë e Tiranës, këtë pranverë që padiskutim mund të quhet e librave në kryeqytet.
Autorja e dashurisë dhe vargjeve plot jetë, Alda Merini ishte vepra e dytë që iu prezantua të rinjve të gjimnazit, poezinë e së cilës të rinjtë europianë e kanë si himn të rrjeteve sociale apo dedikimeve.
Për shkak të ditës së Europës, organizatorët kishin menduar të diskutonin me të rinjtë edhe për bulizmin dhe rolin e letërsisë për të ndryshuar shpeshherë edhe botën.
Por kjo ishte edhe dita e parë e takimeve letrare ku prezantohen veprat e Diturisë. Më 11 maj, në stendat e këtij panairi të vogël ju presin përkthyesit e Janis Ricos dhe Milan Kunderës. (A2 Televizion)