Krasniqi: Ndërkombëtarët nuk duhet të shtiren në raport me reformën në drejtësi. Të gjithë duhet të shkunden

Nga A2 CNN
1 Korrik 2021, 21:12 | Politikë
Krasniqi: Ndërkombëtarët nuk duhet të shtiren në raport

Analisti Afrim Krasniqi u bëri apel ndërkombëtarëve që të mos shtiren në raport me reformën në drejtësi, pasi qytetarët shqiptarë nuk mund të presin pafund për çështje që janë jetike. Nga studio e “Absolut 4” ai tha se reforma në drejtësi si një eksperiment ndërkombëtar nuk mund të dështojë.

“Reforma në drejtësi është eksperiment ndërkombëtar dhe nuk lejohet të dështojë dhe nëse perëndimi dështon me reformën në drejtësi dështon nuk është një projekt, por premtimi shumë i madh që mund të përdoret në vende të tjera si model i ngjashëm. Ne kishim një pallat drejtësie të kalbur, korruptuar, të paaftë që u vendose të shembet dhe sot po mbushet me banorë dhe kemi harruar që banorët do jenë të njëjtë për shkak të kapaciteteve dhe keqpërdorimit publik që kemi bërë. Qytetarëve iu është thënë shumë shpejt. Strukturës së vetingut i mbaron mandati vitin e ardhshëm. Qytetari që na ndjek dhe ka hall, e ka të vështirë të presë pafund, sidomos ata që kanë çështje jetike, pronash që japin efekt familjar e financiar, deri sa të vijë dita e drejtësisë. Problem i madh është që nuk kemi rrugë tjetër. Edhe unë mendoj që edhe ndërkombëtarët nuk duhet të shtiren në raport me reformën në drejtësi. Të gjithë duhet të shkunden”.

Për Krasniqin lista e problematikave në sistemin e drejtësisë është e njëjtë me atë të para institucioneve të reja, ndërkohë që problemi më i madh është besimi i publikut.

“Lista e problematikave ka ngelur 80% e njëjtë. Ne kemi krijuar struktura por nuk ka vijë lidhëse që i koordinon këto institucione. Një pjesë e strukturave nuk kanë kushtet e duhura dhe shumë nuk kanë plotësuar në asnjë fakultet nuk është futur reforma në drejtësi për t’u studiuar. Kurba e besimit në publik. Më shumë se kosto e drejtësisë është e atyre që e premtuan këtë drejtësi”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos