Kremlini akuzon Navalnyn: Agjent i CIA-s

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 10:05 | Bota
Kremlini akuzon Navalnyn: Agjent i CIA-s

Rusia ka akuzuar sot Alexei Navalnyn se po bashkëpunon me CIA-n, një ditë pasi kritiku i Kremlinit tha se Vladimir Putin ishte përgjegjësi për helmimin e tij.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i hodhi poshtë akuzat e Navalnyt, duke i quajtur “të pabaza dhe të papranueshme”. Ai shtoi se specialistë nga inteligjenca amerikane po punonin me Navalnyn këto ditë dhe i kanë dhënë atij udhëzime.

“Navalny po punon me shërbime sekrete të vendeve perëndimore”, tha Peskov.

Navalny e drejtoi gishtin nga Putin në një intervistë me revistën gjermane “Der Spiegel”, duke thënë: “Putin është pas këtij krimi dhe nuk kam asnjë version tjetër për atë që ndodhi”.

https://a2news.com/2020/10/01/skisha-dhimbje-por-po-vdisja-navalni-akuzon-putin-ai-qendron-pas-helmimit-tim/

Ai e përshkroi kështu momentin kur Novichok nisi të bënte efekt: “Nuk ndjen fare dhembje, por e kupton që po vdes”.

Navalny doli nga spitali gjerman javën e kaluar, pas 32 ditësh trajtim. Mjekët thonë se është shumë herët për të thënë nëse ai do të ketë pasoja afatgjata apo jo nga helmimi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos