Kremlini: Embargoja ndaj naftës ruse do të trondiste tregjet globale

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 11:42 | Bota
Kremlini: Embargoja ndaj naftës ruse do të trondiste tregjet globale

Tregu global i energjisë dhe karburanteve ka qenë një ndër më të goditurit nga konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës.

Sipas zëdhënësit të Kremlinit, Rusia është duke e monitoruar situatën në tregjet ndërkombëtare të energjisë me shumë vëmendje.

Peskov shton se një embargo e mundshme ndaj naftës ruse, që po diskutohet së fundmi nga Perëndimi, do të godiste shumë fort tregjet globale të energjisë.

"Kjo është një çështje që ne e kemi parë nga afër. Sigurisht, kjo situatë mund të ndryshojë në mënyrë dramatike tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe mund të shkaktojë pasoja mjaft serioze", tha Peskov. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos