“Armëpushimi për evakuimin e civilëve nuk po qëndron”, Ukraina thirrje Rusisë të mos përfitojë

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 11:17 | Bota
“Armëpushimi për evakuimin e civilëve nuk po

Këshilli Bashkiak i qytetit të Mariupol bën me dije se marrëveshja e armëpushimit e arritur mes Ukrainës dhe Rusisë për evakuimin e civilëve përmes korridoreve humanitare nuk po qëndron.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, këshilli bën me dije se luftime të ashpra janë duke u zhvilluar në Zaporizhzhia, atje ku përfundon dhe korridori humanitar.

Zyrtarët ukrainas janë duke negociuar në këto momente me palën ruse për të siguruar të gjithë rrugën nga do të kalojnë civilët.

Ndërkohë, Ukraina gjithashtu iu bën thirrje rusëve që të mos përfitojnë nga vendosja e armëpushimi për të avancuar me ushtri drejt këtyre qyteteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos