Në mbrojtje të Ukrainës, mbi 66 mijë persona kthehen në vend për t’iu bashkuar Rezistencës

Nga A2 CNN
5 Mars 2022, 09:37 | Bota
Në mbrojtje të Ukrainës, mbi 66 mijë persona kthehen në

Mbi 66 mijë ukrainas janë kthyer në Ukrainë gjatë ditëve të fundit për t’iu bashkuar radhëve të ushtrisë dhe Rezistencës kundër mësymjes ruse në vendin e tyre.

Lajmi u dha përmes një postimi në rrjetet sociale nga  ministri i Mbrojtjes në Ukrainë, Oleksii Reznikov, i cili vlerëson guximin e burrave që janë kthyer nga jashtë për të luftuar.

Më herët, presidenti Zelensky deklaroi se 16 mijë luftëtarë të huaj pritet t’i bashkohen trupave ukrainase në luftën kundër ushtrisë ruse. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos