Kremlini: Zelensky është larguar nga vendi dhe strehohet në Poloni

Nga A2 CNN
4 Mars 2022, 17:30 | Bota
Kremlini: Zelensky është larguar nga vendi dhe strehohet në

Në ditën e 9 të luftimeve në Ukrainë, burime nga Kremlini raportojnë se presidenti Zelensky tashmë është larguar nga vendi dhe po strehohet në Poloni, nga ku po drejton dhe rezistencën.

Një lajm i tillë u mohua menjëherë nga autoritetet ukrainase, të cilat deklaruan se Zelensky vijon të qëndrojë në frontin e luftës për mbrojtjen e vendit të tij.

“Pushtuesit nxorën një lajm të rremë duke thënë se presidenti Volodymyr Zelensky është larguar nga vendi. Kjo nuk është e vërtetë, presidenti është me njerëzit e tij”, shkruhet në faqen e parlamentit ukrainas në Telegram. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos