Kremtimi i Kurban Bajramit, vendoset sërish armëpushimi në Sudan

Nga A2 CNN
28 Qershor 2023, 08:16 | Bota
Kremtimi i Kurban Bajramit, vendoset sërish armëpushimi në Sudan

Palët ndërluftuese në Sudan kanë vendosur një tjetër armëpushim me rastin e kremtimit të festës së Kurban Bajramit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme për besimtarët myslimanë.

Ishte lideri i forcave të armatosura Abdel Fattah al-Burhan ai që vendosi ndaljen e luftimeve të martën, një ditë përpara festës.

Në një fjalim drejtuar popullit sudanez, Al Burhan konfirmoi se e gjithë bota po ndjek me vëmendje atë se çfarë po ndodh në Sudan dhe shtoi se forcat e armatosura kishin përgjegjësinë të përgjigjeshin kundër kësaj pabesie.

Më tej, ai akuzoi rivalin e tij të RSF, Mohamed Hamdan Dagalo se kërkon të krijojë një qeveri mbi eshtrat dhe kafkat e sudanezëve.

Sudani është përfshirë nga luftimet e përgjakshme mes forcave rivale, njësive ushtarake besnike të liderit de fakto, gjeneralit Abdel Fattah al-Burhan, dhe forcave paraushtarake të drejtuar nga zëvendëslideri Mohamed Hamdan Dagalo, i njohur më mirë si Hemedti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos