Kreu i KQZ, mesazhe të rëndësishme për zgjedhjet e 14 majit

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2022, 11:40 | Politikë
Kreu i KQZ, mesazhe të rëndësishme për zgjedhjet e 14 majit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, doli në një deklaratë për mediat për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 14 maj të vitit të ardhshëm.

Celibashi u shpreh se më 27 mars përfundon afati për regjistrimin e kandidatëve dhe listave shumemërore për Këshillat Bashkiake.

Ai shtoi se partitë do të duhen të regjistrohen brenda 6 marsit, ndërsa koalicionet kanë afat deri më 15 mars, ndërkohë që fushata fillon më 14 prill dhe do të mbarojë më 13 maj 2023.

“Më 6 mars, përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e partive politike, jo më shumë se 70 ditë nga data e zgjedhjeve. Më 15 mars 2023, përfundon afati i kërkesave për regjistrimin e koalicioneve. Më 27 mars, përfundon afati për paraqitjen e kandidatëve për Kryetar Bashkie, si dhe listave shumemërore për anëtarët e Këshillit Bashkiak. Më 14 prill, fillon fushata zgjedhore. Më 8 maj, përfundon afati për publikimin e sondazheve, më 13 maj përfundon fushata zgjedhore dhe nis heshtja zgjedhore. Më 23 nëntor është afati për shpalljen e listës paraprake të zgjedhësve, 30 ditë pas nxjerrjes. Më 15 mars 2023, përfundon afati për të kërkuar ndryshime në listën paraprake të zgjedhësve dhe më 9 prill shpallet lista përfundimtare e zgjedhësve”, tha Celibashi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos