
Filip Gjoka, kryetari i shoqatës së bimëve mjekësore dhe aromatike, ishte përballë ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, ku ngriti shqetësimet e sektorit që ai mbulon gjatë periudhës së pandemisë.
“Edhe ne jemi prekur nga situata e krijuar nga pandemia. Problemet e heqjes së fashos orare për fermerët, pasi kanë hasur probleme për të marrë leje te e-Albania. Një problem tjetër është ndaj masave që po merren në kompani. Ne kërkojmë të distancohemi nga fasonët, pasi nuk kemi të njëjtin numër punonjësish. Ne kemi hasur probleme edhe me Task Forcës, pasi duhet mjek në kompani, por është e vështirë të gjendet mjeku në këtë situatë. Ne kërkojmë lehtësira për këtë industri. Është e pamundur që mijëra persona në zona të thella të sigurojnë mbijetesën në këtë situatë. Taksa është shumë e madhe për mbajtjen e bimëve në magazina”.
Ndërkohë, Shalsi u shpreh se po diskutohet të gjendet një zgjidhje sa më e pranueshme edhe për këtë sektor.
“Në lidhje me qarkullimin, nga dita e hënë nuk ka ardhur në vëmendjen time asnjë shqetësim, pasi procesi i lejeve në e-Albania po funksionon. Në aspektin e protokollit jemi në një betejë me Ministrinë e Shëndetësisë, e cila ka detyrë të mbajë nën kontroll situatën. Nga ana tjetër, po sugjerojmë, në bashkëpunim me shumë sipërmarrës, edhe për bimët medicinale të gjejmë zgjidhje të pranueshme”, tha Shalsi. (A2 Televizion)