Krevati ideal për ata që nuk ndahen dot nga lojërat dhe nuk duan të çohen asnjëherë prej tij tashmë ekziston. Duke filluar nga 600 dollarë, krevati “hi-tech”, i prodhuar në Japoni, ka vend për të mbajtur deri në dy ekrane gjigante, ushqim dhe pije. Në çmim është përfshirë edhe një batanije 40-dollarëshe.
Mbi këtë krevat, lojtarët profesionistë nuk kanë pse të ndërpresin asnjëherë lojën për të ngrënë apo për të pirë diçka. Krevati teknologjik pritet të dalë në shitje në fund të këtij muaji. (A2 Televizion)