“Krijesa” që del nga bashkimi Lamborghini-Ducati

Nga A2 CNN
6 Shtator 2022, 21:33 | Teknologji

Lamborghini dhe Ducati, dy marka italiane shumë të famshme në prodhimin e makinave dhe motorëve, janë bashkuar për të sjellë atë që është quajtur Ducati Streetfighter V4 Lamborghini.

Motori fantastik ka një pamje të jashtme të frymëzuar nga Huracan STO dhe u prezantua në Çmimin e Madh të San Marinos, në MotoGP, fundjavën e kaluar.

Por, klientët që e kanë porositur, do të duhet të presin deri në pranverën e vitit 2023 për ta pasur në garazhin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos