Krishtlindjet në Australi, pandemia dhe moti mban qytetarët larg plazhit ikonik

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 14:44 | Bota
Krishtlindjet në Australi, pandemia dhe moti mban qytetarët larg

Plazhet e famshme të Australisë ishin thuajse bosh në ditën e Krishtlindjeve, ndryshe nga vitet e tjera, duke i dhënë mundësinë e rrallë banorëve lokalë që ta kenë vijën bregdetare thuajse për vete.

Kufijtë e jashtëm të mbyllur kanë bërë që turizmi të jetë mjaft i kufizuar. Por, ajo që i mbajti njerëzit larg atraksionit ikonik “Bondi Beach”, një destinacion tradicional për Krishtlindje për mijëra vetë çdo vit, ishte moti jo i mirë dhe pandemia koronavirus.

“Duhet të jemi të pranishëm, të sjellim gëzim përballë situatës, të sjellim rreze shprese dhe pak çmenduri. Për këtë, është plazhi Bondi dhe për këtë janë Krishtlindjet”, thotë një banor i zonës.

Në mesditë, vetëm rreth 100 persona po notonin, bënin sërf dhe shkrepnin fotografi afër një peme Krishtlindjesh të vendosur nga rojet bregdetare. Australia renditet mes vendeve që ka menaxhuar më së miri pandeminë dhe numëron 28 mijë raste dhe 908 jetë të humbura nga koronavirusi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos