Kritika e fortë ndaj Kate Middleton

Nga A2 CNN
31 Korrik 2023, 12:27 | Showbiz

Kush do ta mendonte se shija e patëmetë e Kate Middleton, edhe për sa i përket bizhuterive, aksesorëve dhe fustaneve me kosto të ulët, do të ishte kthyer kundër saj. Princesha e Uellsit është e njohur për veshjet e saj përrallore, ku shfaqen të gjithë emrat e mëdhenj të modës botërore dhe natyrisht, për kutinë e saj të bizhuterive, e cila përmban disa bizhuteri personale dhe pjesë të tjera të trashëguara nga Mbretëresha Elizabeth ose vjehrra e saj Diana Spencer.

Kur formaliteti i eventit nuk kërkon diamant apo smerald, gruaja e Princit Ëilliam nxjerr nga arka e saj disa pjesë që vijnë nga koleksionet e modës së shpejtë, veçanërisht ato të Zara dhe Accessorize.  Kate përzgjedh bizhuteri dhe aksesorë me kosto të ulët edhe në raste zyrtare, siç ndodhi në BAFTA 2019, ku u shfaq me një palë vathë në formë lulesh maxi, të cilët shpejt u shitën me shpejtësi në të gjithë botën.

Megjithatë, kjo prirje për kosto të ulët (dhe ripërdorim) nuk duket se i bind të gjithë. Gazetarja Suzy Menkes, një nga emrat më të njohur të industrisë së modës, ish-redaktorja e Vogue dhe reporterja e vjetër e Herald Tribune, në podcastin e saj “Creative Conversations” bëri një koment që nuk u pëlqeu fansave të Princeshës së Uellsit. Gazetarja deklaroi se Kate vendos “bizhuteri shumë të lira dhe i nxjerr nga kutia ato të vërtetat, vetëm nëse është e detyruar”.

“Princesha është paksa e zhgënjyer kur bëhet fjalë për diamantet ”, shtoi Menkes, duke tërhequr zemërimin jo vetëm të admiruesve të Kate Middleton, por edhe të kolegëve gazetarë që e kanë mbështetur atë gjithmonë në vitet e fundit.

Menkes e kritikoi Kate që nuk shfaqi më shpesh koleksionin e saj të jashtëzakonshëm të smeraldëve , perlave dhe diamanteve.

Ka nga ata që mbështesin Suzy Menkes, por më shumë ka nga ata që e kanë kritikuar ashpër për akuzën, duke konfirmuar se një nga fuqitë e mëdha të Kate qëndron pikërisht në të zotërimin e  privilegjit që i përket një prej familjeve më të shquara dhe më të pasura në botë me përulësi të madhe.

Nuk duhet të harrojmë se ndikimi që kanë zgjedhjet e Kate, përsa i përket veshjeve, make-up-it dhe aksesorëve jo vetëm në ekonominë britanike, por edhe në atë globale, që mbështetet edhe në zgjedhjet e qëndrueshme që bën Princesha e Uellsit kur rasti e lejon. Duke zgjedhur rroba me çmime të përballueshme ose duke investuar në dizajnerë vendas dhe të përballueshëm, Kate ngre një sistem që i kthen shifra marramendëse ekonomisë, duke aktivizuar një rreth të virtytshëm blerjesh dhe interesash për atë markë specifike. Do të ketë një arsye nëse ajo zgjedh të mos veshë bizhuteritë e çmuara të cilat i zotëron gjithashtu. Kate ka treguar në disa raste, në këtë dekadë në familjen mbretërore, se ka mënyra të ndryshme për të qenë mbretërore. Dhe nuk është gjithmonë diamanti ai që bën diferencën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos