Kritika në SHBA, fushata e vaksinimit të qytetarëve vijon tepër ngadalë

Nga A2 CNN
5 Janar 2021, 16:05 | Bota
Kritika në SHBA, fushata e vaksinimit të qytetarëve vijon

Në Shtetet e Bashkuara ka nisur injektimi i dozave të dyta të vaksinave anti-covid në krahë të amerikanëve. Por, fushata e imunizimit nuk po ecën aq shpejt sa pritej.

“Problemi është se ne nuk kemi vaksina mjaftueshëm, por kemi edhe një problem administrimi. Kështu që po mundohemi të gjejmë një zgjidhje”, u shpreh Leana Wen, ish-zyrtare e Shëndetësisë.

Mbi 15.5 milionë doza të vaksinës për koronavirusin janë shpërndarë në SHBA. Por, vetëm 4 shtete kanë injektuar të paktën gjysmën e tyre. Vetëm 4.5 milionë amerikanë kanë marrë dozën e parë, sipas Qendrës për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

“Nuk jemi akoma aty ku duhet. Nuk ka asnjë dyshim për këtë, por mendoj se mund të shkojmë aty nëse përshpejtojmë”, thekson Fauci.

Kjo vjen teksa SHBA-ja ka parë një mesatare prej 1 humbje jete çdo 33 sekonda gjatë javës së kaluar.

Ndërkohë, pritet rritje e shifrave ditore për shkak të rritjes së kontakteve mes qytetarëve gjatë sezonit të festave. Gjithashtu, edhe varianti i ri i Covid-19, që përhapet më shpejt, po shqetëson tej mase autoritetet shëndetësore amerikane. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos