All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kritikoi mbretin për marrëdhëniet me Izraelin, dënohet me 5 vite burg

Nga A2 CNN
3 Gusht 2023, 19:31 | Bota
Kritikoi mbretin për marrëdhëniet me Izraelin, dënohet me 5
All - Paragraf - 1

Një gjykatë në Marok dënoi me 5 vite burg një burrë 48 vjeçar nën akuzën se kishte fyer monarkinë, një krim i konsideruar i rëndë në këtë vend.

Në fakt Said Boukioud, kishte kritikuar në rrjetet sociale vendimin e mbretit për të normalizuar marrëdhëniet mes Marokut dhe Izraelit, por kjo gjë u interpretua nga trupi gjykues si një fyerje ndaj kreut të shtetit.

All - Paragraf - 3

Kjo edhe në bazë të Kushtetutës, ku çështjet që kanë lidhje me politikën e jashtme janë kompetencë e monarkut Mohammed VI.

Avokati mbrojtës i Boukioud deklaroi se vendimi i shkallës së parë do të apelohet, ndërkohë që e cilësoi atë si shumë të rëndë dhe të pakuptueshëm.

Maroku dhe Izraeli kanë normalizuar marrëdhëniet diplomatike mes tyre 2 vite më parë, në një akord të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos