
Pandemia e koronavirusit ka vënë në rrezik buxhetin e Formula 1 për 4 vjeçarin e ardhshëm. Covid-19 ka dhënë efektet e para negative edhe te garat e shpejtësisë dhe shembull është McLaren.
Skuderia britanike njoftoi shkurtimin e 1200 vendeve të punës në fabrikën e motorit, gati një 1 të katërtën e totalit, vendim që ndikon padyshim edhe skuderia në Formula 1 që mund të humbasë rreth 70 nga 800 punëtorë të saj.
E nëse realiteti i McLaren është i dhimbshëm, kriza për ekipet e tjera mund të jetë edhe më e vështirë. “Provuam me çdo mënyrë të shmangnim këto masa duke reduktuar kostot tona të operimit, por ishte e pamundur. Nuk kishim zgjidhje tjetër. Ridimensionimi i aktivitetit tonë ishte i pashmangshëm”, tha Pol Wolsh, president i grupit kompanisë McLaren.
Daniel Ricciardo ish-piloti i Reno dhe Red Bull, do të ulet prej vitit 2021 në njëvendëshen e britanikëve përkrah Lando Norris, ndërsa ndryshimet e reja aerodinamike kanë rritur pretendimet e McLaren për Botërorin.
Si pasojë e koronavirusit, Formula 1 do të përballet me një ulje të buxhetit duke nisur nga viti i ardhshëm. Nga 175 milionë dollarë në 145 milionë në vitin 2021, 140 milionë në 2022-shin dhe për tri vitet e tjera me radhë deri në vitin 2025, ku buxheti i garave do të jetë 135 milionë euro. (A2 Televizion)