Kriza e karburanteve në Britani, ambasadori ynë në Londër: Mund të ndihmojnë falas 5 mijë kamionistë shqiptarë

Nga A2 CNN
3 Tetor 2021, 21:22 | Bota
Kriza e karburanteve në Britani, ambasadori ynë në Londër:

“Mund të japim rreth 5 mijë shoferë falas, dhe t’iu ndihmojmë me krizën e pikave të karburantit, në qoftë se qeveria juaj e dëshiron”.  Këto janë fjalët e ambasadorit shqiptar në Britaninë e Madhe, Qirjako Qirko, sipas gazetës së njohur The Guardian që e ka intervistuar.

Sipas gazetës, ambasadori ka deklaruar se një pjesë e mirë e komunitetit shqiptar, rreth 150 mijë në Britaninë e Madhe, do të punonte thjesht për mirënjohje ndaj vendit që i mirëpret prej vitesh, por edhe “për rolin që Britania e Madhe ka pasur në luftën e Kosovës”.

 “Si shqiptarë jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë britanike për të zgjidhur problemin, pa pagesë. Nuk e di a kanë të gjithë licencat e duhura, por në qoftë se i kanë jam i sigurt që secili do të thotë që mund të ndihmojë në këtë pjesë”, shton ambasadori shqiptar.

https://a2news.com/2021/09/29/kriza-me-karburantin-ne-britani-radhe-te-gjata-dhe-sherre-mes-qytetareve/

Sipas Qirkos, ky gjest do të kishte edhe efektin e ndryshimit të perceptimit të opinionit publik britanik ndaj komunitetit shqiptar, që shpesh herë portretizohet si i përfshirë në krimin e organizuar.

“Patjetër që ka persona të komuniteti tim që janë përfshirë në aktivitete kriminale, por pse duhet përmendur origjina? Prejardhja nuk ka të bëj me kriminalitetin. Ne nuk themi që një kriminel është gay ose lesbike, pse duhet të themi që është shqiptar?

https://a2news.com/2021/10/03/jo-emigracionit-te-pakontrolluar-johnson-nuk-i-zgjidh-krizat-e-karburantit-gazit-dhe-ushqimit/

Sipas gazetës britanike, ambasadori mohoi edhe një lajm të qarkulluar në mediat e atij vendi, ku thuhej që në marrëveshjet Londër-Tiranë ekziston edhe mundësia që vendi jonë të mbajë në territorin e saj disa nga emigrantët ilegalë që kapen pothuajse përditë në ngushticën e midis Britanisë dhe Francës, lajm ky i cilësuar totalisht i rremë nga ambasadori. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/10/03/the-sun-emigrantet-e-paligjshem-ne-angli-do-te-dergohen-ne-nje-kamp-ne-shqiperi-kryeministria-e-pergenjeshtron/?fbclid=IwAR2YFQGVLIFIeLG2dFIaFfegrd5K9iqe2dJN4CBYLOWvxG_p-tQ82U9nUKY

A2 CNN Livestream

Latest Videos