Tërmeti dhe pandemia, a rrezikohet zhvlerësimi i lekut?

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2020, 22:43 | Ekonomi
Tërmeti dhe pandemia, a rrezikohet zhvlerësimi i lekut?

Në kushtet e mosrealizimit të të ardhurave tatimore, për shkak të tërmetit dhe pandemisë, si dhe rritjes së nivelit të borxhit dhe ezaurimit të aftësisë kredimarrëse në tregjet ndërkombëtare nga ana e qeverisë, a rrezikohet Shqipëria sot nga një zhvlerësim i monedhës kombëtare?

Përgjigje kësaj pyetjeje i dha në A2 Business Week zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj.

“Zhvlerësimi i monedhës kombëtare ose kursi i këmbimit të lekut me valuta të tjera reflekton ekzaktësisht balancën e flukseve hyrëse dhe dalëse të valutës dhe së dyti, reflekton ndryshimin ose preferencën e individëve për të mbajtur kursimet e tyre në njërën monedhë ose në tjetrën. Të dyja këto, që përcaktojnë kursin e këmbimit, nuk parashikohet të kenë zhvillime të cilat do të mbështesnin sugjerimin për një zhvlerësim të monedhës kombëtare.

Parashikimet tona janë që bilanci tregtar dhe i pagesave do të përmirësohen gjatë vitit 2021, sepse ne presim që ekonomia të hapet dhe të rifillojnë shkëmbimet tregtare. Së dyti, nga të dhënat që ne disponojmë, preferencat e individëve për të mbajtur kursimet e tyre në lekë janë të qëndrueshme dhe nuk pritet të kenë ndryshime”, u shpreh zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos