Kriza energjetike, ndalim i prodhimit të kriptomonedhave për të lehtësuar konsumin

Nga A2 CNN
6 Janar 2022, 13:50 | Kosova
Kriza energjetike, ndalim i prodhimit të kriptomonedhave për të

Në Kosovë është ndaluar përkohësisht prodhimi i parave elektronike, njohur gjerësisht si “kriptomonedha”. Vendimi i Ministrisë së Financave erdhi pasi për prodhimin e kriptovalutave harxhohet shumë elektricitet, ndërsa vendi ndodhet në krizë të thellë energjie.

Prej 8 tetorit edhe në Shqipëri është shpallur gjendja e krizës për shkak të mungesës së reshjeve. Në vend prodhimi dhe tregtimi i kriptomonedhave është i rregulluar me ligj.

Në këtë pikë, a duhet që edhe Shqipëria të marrë shembull nga Kosova?

Ndryshe nga paratë e tjera si leku, dollari, apo euro që emetohen dhe menaxhohen nga Banka Qendrore, monedha virtuale prodhohet nga vet individët. Po sa energji elektrike duhet për prodhimin e saj?

Njohës të tregut të kriptovalutave argumentojnë se prodhimi i parave elektronike shpenzon aq shumë energji elektrike, sa shpesh në vlera monetare nuk justifikon kostot, duke bërë që fatura e dritave të shkojë më shumë se fitimi nga kriptomonedha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos