Luftë kontrabandës, policia e Kosovës aksion në veri

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2021, 19:11 | Kosova
Luftë kontrabandës, policia e Kosovës aksion në veri

Policia e Kosovës dhe agjentët doganorë kanë zhvilluar një tjetër operacion ditën e shtunë kundër kontrabandës në veri të vendit.

Gjatë operacionit u kontrolluan disa lokacione dhe fatmirësisht nuk u shënua asnjë incident.

Në një komunikatë të përbashkët për shtyp, policia dhe dogana e Kosovës shkruajnë se janë të vendosur për të luftuar paligjshmërinë kudo që ajo ndodh.

“Prishtinë 25 dhjetor 2021 oficerët doganor të asistuar nga Policia e Kosovës sot në orët e para të mëngjesit kanë realizuar kontrolle në tri lokacione në Veri të vendit.

Ky operacion ka filluar në orët e para të mëngjesit ku qëllimi ishte të kontrollohen bizneset të cilat operojnë në rajonin e Zubin Potokut, respektivisht dy lokacione në fshatin Zupce dhe një tjetër në fshatin Uglar.

Operacioni ka pasur qëllim kontrollin e bizneseve për shmangie të tatimit si dhe veprimtari ilegale të kontrabandimit të mallrave. Operacioni ka rrjedhur pa asnjë incident.

Dogana e Kosovë në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolle në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj , me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos