Kriza me emigrantët, vendet baltike i kërkojnë BE-së ngritjen e një ''barriere fizike''

Nga A2 CNN
16 Nëntor 2021, 14:15 | Aktualitet

Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen u tregua kategorike: nuk do të ketë mure në kufijtë europianë. Por nga samiti i Vilnius, mes Estonisë, Lituanisë dhe Letonisë mbërrin një kërkesë e qartë për Brukselin, financimi dhe ndërtimi i një barriere fizike për të mbrojtur bllokun nga emigrantët. Përfaqësuesit e tre republikave ish-sovjetike konsiderojnë se presidenti bjellorus Lukashenko është përgjegjësi i vetëm i krizës në kufirin polak, por në të njëjtën kohë i kërkojnë BE-së të ashpërsojë politikat e emigracionit, duke e bërë më të vështirë hyrjen e azilkërkuesve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos