Protesta e djeshme në Tiranë, policia gjobit 26 protestues që bllokuan rrugën

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2026, 13:32 | Kronikë

Protesta e djeshme në Tiranë, policia gjobit 26 protestues që

Policia e Tiranës ka vendosur 26 gjoba ndaj protestuesve që bllokuan qarkullimin e automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Për secilin prej tyre është vendosur një masë administrative prej 5 mijë lekësh.

“Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 26 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative, për shtetas të cilët gjatë tubimit të zhvilluar pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit, pavarësisht thirrjeve të përsëritura të punonjësve të Policisë, nëpërmjet megafonit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos