
Në kulmin e krizës së pandemisë, ku mijëra persona infektohen çdo ditë dhe mijëra të tjerë po humbin jetën, India ka vendosur të marrë një vaksinë të paautorizuar ende nga autoritetet përkatëse.
Mësohet se qeveria ka porositur 300 milionë doza të vaksinës së prodhuar nga kompania indiane Biological E e cila ka treguar rezultate premtuese në dy fazat e para.
Porosia në vlerë të 206 milionë dollarëve është e para që India ka nënshkruar, ndonëse prodhuesit e vaksinës nuk kanë pranuar autorizim urgjent për përdorim. (A2 Televizion)