
Ngërçi i zgjedhjeve për organet e reja drejtuese në Komitetin Olimpik Shqiptar mblodhi këtë të mërkurë krerët federative sportive në vend për të gjetur një zgjidhje sa i përket krizës që ka përfshirë këtë institucion.
Nga asambleja e 9 shkurtit për zgjedhjet e reja, nuk ka pasur asnjë ndryshim dhe për këtë arsye, drejtuesit e federative shqiptare të sportit i kërkojnë presidentit në detyrë, Viron Bezhani, mbledhjen e asamblesë për miratimin e komisionit të zgjedhjeve, në të kundërt, asambleja do të thërritet nga vetë federatat, me 2/3-ën e anëtarëve.
Emri i presidentit të ri të Komitetit Olimpik është ajo që kërkohet të zgjidhet nga federatat, me presidentët të cilët besojnë se zgjedhjet do të arrijnë të zhvillohen brenda 30 dhjetorit që është dhe afati përfundimtari vendosur nga asambleja. (A2 Televizion)