MotoGP, Quartararo dominon garën e parë në Jerez

Nga A2 CNN
19 Korrik 2020, 15:46 | Sporte të tjera
MotoGP, Quartararo dominon garën e parë në Jerez

Në fillim “pole” me kohë rekord dhe tani fitorja e garës së parë. Botërori i MotoGP ka nisur me dominimin e Fabio Qartararo-s.

Paraqitja e shkëlqyer në Jerez i dhuroi francezit të Yamaha-s triumfin e parë në klasin mbretëreshë për motorë.

Quartararo i favorizua nga gabimi i dyfishtë i Marc Marquez dhe nuk e kishte të vështirë të thyente rezistencën e Vinales me Yamaha dhe Doviciozo me Ducati, të cilët plotësuan podiumin. Valentino Rossi nuk arriti të kalonte në vijën e finishit, pasi u detyrua të tërhiqej nga gara, ndërsa ndodhej mes dhjetë të parëve.

Gara e parë e këtij sezoni në MotoGP nisi me një minutë heshtje nga të gjithë pilotët, për nder të viktimave të koronavirusit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos