
Marc Marquez pësoi një aksident të rëndë në garën hapëse të MotoGP, duke pësuar një frakturë në krahun e djathtë. Piloti spanjoll i Hondës dhe kampioni në fuqi do t’i nënshtrohet të martën operacionit dhe pritet që të qëndrojë gjatë larg pistave.
Gazeta spanjolle “AS” pyeti doktorin Jose Gonzalez, specialist në dëmtimet e sportistëve, mbi kohën e rekuperimit të Marquez.
“Nëse përveç frakturës ka edhe një prekje të nervit, gjë që doktorët e MotoGP nuk e konfirmuan dot nga vizita e kryer në klinikën e pistës, operacioni do të jetë më i ndërlikuar. Mendoj se rekuperimi do të jetë i gjatë. Do të duhet 1 muaj e gjysmë ose dy muaj. Nuk përjashtohet edhe mundësia që të qëndrojë 3 muaj pa gara”, tha Gonzalez. (A2 Televizion)