Kriza në Ukrainë, Rama: Rusia nuk është vend armik. Ne jemi pozicionuar qartë

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 11:30 | Politikë
Kriza në Ukrainë, Rama: Rusia nuk është vend armik. Ne jemi

I pyetur në lidhje me krizën në Ukrainë dhe situatën e tensionuar mes Moskës e Kievit, Rama shprehu qëndrimin e tij të qartë se Rusia nuk është vend armik, por Shqipëria është pozicionuar shumë qartë në krah të SHBA-së dhe aleatëve të saj.

“Ne nuk kemi asnjë problem tonin me Rusinë. Rusia nuk është një vend armik kundërshtar dhe unë këtë e kam thënë në çdo instancë, as yni dhe as i aleancës sonë. Është një vend rival konkurrent për arsye të njohura të politikës. Me ambasadorin rus, kemi pasur marrëdhënie pozitive dhe unë besoj që çdo mundësi e shans për komunikim, për dialog e bisedime duhet shfrytëzuar maksimalisht. Ne jemi këtu për të bërë tonën, por nuk marrim përsipër role që nuk na takojnë dhe ne jemi pozicionuar shumë qartë dhe pa asnjë ekuivok në krah të SHBA-së dhe anëtarëve të tjerë perëndimorë të Europës. Kur na kërkohet mendimi, japim mendimin tonë dhe dëgjohemi me respekt”.

Nëse përshkallëzohet situata në Ukrainë, Rama tha se vendi ynë ka marrë të gjitha masat për shqiptarët që ndodhen atje.

“Nuk kemi probleme të kësaj natyre, MEPJ ka marrë masat, kemi disa shqiptarë që kontribuojnë në misionin e OSBE-së dhe do të qëndrojnë atje dhe ne jemi shumë të nderuar dhe të vetëdijshëm për përgjegjësinë e pozicionit të ri që kemi marrë në arenën ndërkombëtare, falë pranisë sonë në KS të OBK dhe e dimë shumë mirë pozicionin e qëndrimit tonë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos