
Ambasadori rus në Kombet e Bashkuara mirëpriti propozimin që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi, javën e ardhshme për gjetjen e një dakordësie për zgjidhjen e krizës.
Genadi Gatilov tha se ideja e Turqisë që ministrat e Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë të takohen gjatë një forumi diplomatik në Antalia, ishte një ide e mirë.
Më herët është raportuar se një raund i tretë i bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë është caktuar për t’u mbajtur këtë fundjavë. (A2 Televizion)